Bashkimi Demokratik për Integrim si bartës i Frontit Europjanë ditëve të fundit ka zhvilluar negociata me partitë politike përmbrenda Frontit për kandidaturat në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Pjesë e negociatave është edhe ASh-ja krahu i Taravarit ku sipas gjitha gjasave mes tjerash do ti takoj edhe komuna e Sarajit në kuadër të Frontit Europjan.
Kandidat i Frontit Europjan do të jetë sekretari i Përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani.
Deri në fund të muajit pritet të zyrtarizohen të gjitha emrat për kryetar komune nga të gjitha partitë politike në vend.

