Blerim Bexheti nga Fronti Europian duke komentuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, tha se kryeministri Hristijan Mickoski edhe përkundër deklaratave se nuk përzihet në çështjet e gjyqësorit dhe se duhet të respektohen vendimet e gjykatës, nuk i ndal sulmet, siç tha ai, ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve.
“Prononcimet për disa nene që prejudikoni. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese thoni nuk janë “masë suedeze” gjithë duhet t’i respektoni. Nuk i ndalni shigjetat asnjë ditë ndaj Këshillit Gjyqësor Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve, të gjithë ne merremi me këtë profesion, nuk jeni i vetëm në këtë sallë dhe të gjithë dimë ta lexojmë, nuk është e rastit që shqetësimet janë shumë më të mëdha, prandaj edhe një herë po e parashtroj pyetjen, me këto vendime a e ktheni Maqedoninë e Veriut dhe statusin e shqiptarëve si para vitit 2001″, shtoi Bexheti.