Ish-kryetari i Komuna e Sarajit, Blerim Bexheti, i cili e ka udhëhequr këtë komunë për plot 16 vite, nuk ka reaguar me asnjë fjalë lidhur me vërshimet dhe përmbytjet që sot kanë goditur Sarajin.
Ndërkohë që qytetarët po përballen me pasoja nga reshjet e shiut dhe institucionet janë në terren për të menaxhuar situatën, Bexheti ka zgjedhur të merret me çështje politike, konkretisht me deklarata rreth ambasadorit të Shqipërisë.

Kjo heshtje ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi në opinion, pasi pikërisht gjatë periudhës së tij shumëvjeçare në krye të komunës janë ngritur shqetësime për mungesë investimesh në infrastrukturën e kanalizimeve dhe parandalimin e përmbytjeve.
Qytetarët pyesin: pse ish-kryetari nuk po shpreh asnjë solidaritet me banorët e prekur nga vërshimet dhe pse po anashkalon një problem real të komunës që ka drejtuar për më shumë se 15 vjet? Gjatë mandatit 2021-2025 nuk realizoi asnjë projekt kapital në komunën e Sarajit.
Përmbytjet në Saraj kanë rikthyer në vëmendje nevojën për përgjegjësi institucionale dhe për trajtim serioz të problemeve infrastrukturore, përtej debateve politike ditore.

