Koordinatori i VLEN-it, Bekim Qoku, ka bërë të ditur se rezultatet e dy anketave të brendshme të këtij koalicioni tregojnë një epërsi të dukshme të VLEN-it në shumicën e komunave shqiptare.
Sipas Qokut, VLEN pritet të sigurojë fitore “thuajse absolute” që në raundin e parë në komunat Çair, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Dibër dhe Strugë.

