BDI: Qeveria po largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos Maqedoninë nga rruga evropiane

BDI në një kumtesë në Facebook thanë se: Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin tonë.

Jo vetëm për shkak të funksionit të saj aktual, i cili është kyç për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe as vetëm për shkak të lidhjes së saj personale me rajonin, që për ne përbën një mundësi unike por para së gjithash për qasjen e saj thellësisht evropiane ndaj respektimit të dallimeve dhe mbrojtjes së veçorive etnike në Evropë.

Në vend që Qeveria ta njihte këtë mundësi dhe t’i forconte këto lidhje, e humbi shansin për të shfrytëzuar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, dhe në mënyrën më negative demonstroi mungesë mikpritjeje dhe intolerancë, madje edhe ndaj miqve më të sinqertë të vendit.

Nuk duhej të lejohej që deklarata e Komisioneres se “identiteti nuk është çështje e kushteve politike, por thelb i dinjitetit njerëzor dhe shprehje e veçantisë së tij”, të kthehej në objekt fushate urrejtjeje dhe përqeshjeje.

Aq më pak të nxitej një reagim i tillë nga burime afër pushtetit.

Prandaj është tronditëse që Ministri për Integrime Evropiane Orhan Murtezani nuk e pa të arsyeshme të mbrojë publikisht këtë qëndrim, as t’i japë kuptim vlerave që vetë institucionin e tij e bëjnë të nevojshëm.

Për më tepër, me qëndrimet e tij të pasakta dhe relativizuese, ai u bë pjesë e një qasje që rrezikon marrëdhënien me një prej zërave më të fuqishëm që mbështet rrugën tonë drejt BE-së.

Në një kohë kur vendi ka nevojë për partneritete të qëndrueshme dhe udhëheqje të qartë në procesin e integrimit, kjo heshtje dhe në disa raste justifikim i qëndrimeve nacionaliste nuk është dështim teknik, por dështim politik.

Ministri për Integrime Murtezani ka një përgjegjësi thelbësore: të mbrojë kursin evropian, jo të heshtë kur ai sulmohet.

Qytetarët meritojnë një përfaqësim më serioz në këtë proces, dhe miqtë tanë ndërkombëtarë meritojnë respekt, jo përçmim të organizuar nga brenda.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm