BDI sot në një komunikatë për media ka njoftuar se Qeveria, sipas tyre, në mënyrë jolegjitime dhe jo transparente ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%.
“Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%. Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur çmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive. Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë. Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe çmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend”, thuhet në komunikatën e BDI-së.