BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajti mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, përkatësisht Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për forcimin e kapaciteteve strukturore dhe organizative brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

 

Komunikata e BDI-së

 

Në fokus të veçantë të diskutimit ishte edhe vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, i datës 16 shtator 2026. Kryesia Qendrore vlerësoi se:

 

Në këto momente, kur vëmendja e shqiptarëve është e përqendruar te Haga dhe te vendimi ndaj pjestarëve të UÇK-së, është e rëndësishme të kujtojmë se si nisi ky proces, mbi çfarë pretendimesh u ngrit dhe çfarë mbeti prej tyre pas gjithë këtyre viteve.

Procesi që çoi drejt krijimit të Gjykatës Speciale mori shtysë nga raporti i Dick Marty-t dhe pretendimet e rënda për trafikim organesh. Por, pas gjithë këtyre viteve hetime dhe procesi gjyqësor, asnjë nga këto pretendime për të cilën edhe u formua kjo Gjykatë nuk u dëshmuan dhe në mungesë të fakteve u sajua një proces kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

 

Lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Historia e kësaj lufte dhe sakrifica e një populli për liri nuk mund të gjykohet në një proces të sajuar gjyqësor.

 

Protestat e organizuara pas shpalljes së aktgjykimit janë një formë legjitime e shprehjes qytetare në një shoqëri demokratike. Nuk ka shtet demokratik në botë dhe as kushtetutë demokratike që e ndalon të drejtën për të protestuar. Qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet dhe pakënaqësinë e tyre përmes protestave paqësore dhe jo të dhunshme.

Të mos lejojmë që historia e luftës çlirimtare të Kosovës të tjetërsohet”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm