More

    BDI: Kryeministri pa legjitimitet etnik, të ndalon abuzimin e pushtetit për presion politik dhe të respekton pavarësinë e institucioneve

    Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dënon sjelljen e papërgjegjshme të Kryeministrit me legjitimitet njëetnik, i cili, në mënyrë të përsëritur, po keqpërdor pozitën e tij shtetërore për të kërcënuar politikanët e opozitës.

    Ky veprim nuk është asgjë më shumë se një abuzim i hapur i pushtetit, një përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në opinionin publik dhe për të kufizuar hapësirën e opozitës për të vepruar.

    Për më tepër, këto veprime ushtrojnë ndikim dhe presion të papranueshëm mbi institucionet e pavarura të drejtësisë.

    Kryeministri nuk është prokuror, as nuk ka të drejtë të abuzojë pozitën e tij për qëllime të luftës politike.

    Këto kërcënime të vazhdueshme janë të paligjshme dhe tregojnë një arrogancë që është shenjë e pasigurisë së tij.

    Qeverisja e bazuar në frikë dhe manipulim nuk mund të jetë një standard në demokracinë tonë.

    Nëse Kryeministri do të ishte vërtet i sinqertë në luftën kundër korrupsionit, ai do të pranonte thirrjen tonë për një proces vetingu të pavarur dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar, që të përfshijë të gjitha partitë dhe politikanët, përfshirë vetë atë.

    Vetëm një proces i tillë transparent dhe gjithëpërfshirës do t’i shërbente demokracisë dhe ndërtimit të një klime politike të besueshme për qytetarët tanë.

    I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë menjëherë këto praktika të dëmshme, të ruajë dinjitetin e pozitës së tij dhe të respektojë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve.

    Demokracia nënkupton respektim të ligjit, transparencë dhe një garë politike të ndershme, ku çdo palë mund të veprojë e pandikuar nga kërcënimet dhe presionet e pushtetit ekzekutiv.

    BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të abuzuar pushtetin dhe për të cenuar institucionet e pavarura të vendit” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Qëllohet me armë ndaj një 20-vjeçari nga Shuto Orizari,zbulohet autori i mundshëm?

    Sot (14.11.2024) në SPB Shkup është raportuar se në vendbanimin Shuto Orizarë është plagosur me armë zjarri Sh.M (20),...

    Ilire Dauti sërish bllokon ligjin për “branitellat”: Nuk po kuptoni që luftëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen njejtë si “branitellat”

    Komisioni për punë sociale, demografi dhe të rinj sot nuk mbajti seancë pasi që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti,...

    Ndeshja Maqedoni-Letoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në rrugët e Shkupit

    Sonte me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të luhet ndeshja e futbollit Maqedoni...

    BDI: Nafije Selmani dhe Afrona Verzivolli nga Vredi janë kandidatë partiak në kundërshtim me ligjin për media, ndërkombëtarët janë alarmuar

    Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon vijimin shqetësues të mendësisë së partizimit të institucioneve të pavarura nga ana e partnerëve...