Batinca nën rrethim/ Policia me aksion të gjërë për të kapur të dyshuarin për vrasjen e oficerit të ARM-së

Njësitet e policisë rrethuan fshatin Batinc në Shkup dhe disa zona të tjera përreth në një përpjekje për të arrestuar një person me kerkim të lartë. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po zhvillohet një aksion i madhe për një të arratisur që kërkohet me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale, përfshirë dy vrasje, përcjell Zyrtare.net

Sipas raportimeve, situata në terren është e tensionuar, ndërkohë që ekipe të shumta policore po kryejnë kontrolle dhe bastisje në vendlindjen e të dyshuarit për të gjetur vendndodhjen e tij.

 

MPB njoftoi shkurtimisht se po vepron sipas informacioneve operative për kapjen e një personi të shpallur në kërkim nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Operacioni po vazhdon në terren me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij.

 

I dyshuari – Xhavit Musa

Burimet e TV “Telma” raportojnë se objektivi i këtij operacioni është i njohuri Xhavit Musa, anëtar i klanit kriminal “Belanoca”, i cili është në arrati prej disa muajsh. Musa dyshohet se ka kryer një krim në korrik të vitit të kaluar në Batinc: vrasjen e një oficerit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Policia vazhdon kërkimet dhe pritet që më shumë detaje të bëhen publike pasi operacioni të përfundojë./Zyrtare.net/

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm