Banorët e Batincës të revoltuar: Autobusët vonohen, nxënësit dhe punëtorët presin me orë

Në hyrje të fshatit Batincë, lejlekët që kanë shtuar praninë e tyre vitet e fundit krijojnë një pamje të bukur dhe japin përshtypjen e një mjedisi të gjallë e në zhvillim. Megjithatë, pas kësaj pamjeje simbolike fshihet një problem që prek drejtpërdrejt jetën e banorëve.

Mungesa e transportit publik për të punësuarit dhe nxënësit, është një problem që vazhdon të mbetet i pazgjidhur në Batincë të Shkupit.

”Autobusi me numër 70 në Batincë të Shkupit e ka këtë orare sipas të cilit duhet të vij thuajse në çdo orë por sipas banorëve përveç se ka vonesa ka edhe rrëmujë në autobusin i cili nuk vjen i rregullt.”

Banorët kërkojnë zgjidhje tash e sa kohë ndërsa thonë se deri tani vonesat dhe rrëmuja e transportit publik nuk është zgjidhur.

”Transporti nuk është i rregullt. Problemi më i madh është tek nxënësit që nuk arrijnë në kohë në shkollë. Por edhe për të punësuarit edhe pse ata kanë vetura dhe gjejnë zgjidhje por problemi më i madh është për nxënësit.” – Banor i Batincës.

”Autobusët janë katastrofë, ato që vijnë për në Batincë. Problemi është më së shumti për nxënësit dhe të punësuarit që shkojnë herët në punë. Kanë edhe defekte rrugës dhe ndalesa e sidomos në rrugën që punohet për në Shkup – Draçevë edhe aty vonesa e pastaj dalin probleme përse nuk arrijnë në kohë në punë apo tjera. Këto janë probleme që duhet të zgjidhen.” – tha një tjetër banor.

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk morëm përgjigje lidhur me atë se kur do të tejkalohen vonesat dhe do të normalizohet transporti publik në Batincë. Deri atëherë, banorët thonë se mbeten të detyruar të përshtaten me një problem që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme. Vonesa dhe me mungesë të transportit publik të Shkupit ka edhe neper disa fshatra tjerë të Shkupit. /Alsat

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm