E hënë, 28 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Avokati i Popullit/ Ziberi ankohet se përballen me probleme serioze financiare e kadrovike, kërkon votimin e ligjit

Avokati i Popullit, i cili është ndër institucionet kryesore, në vend që kujdeset për ndjekjen dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve përballet me probleme serioze në funksionimin e tij, shkruan Alsat.

 

Naser Ziberi, në një konferencë për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, theksoi se nuk kanë pavarësi financiare, mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve dhe kuadër përkatës.

 

“Institucioni i Avokatit të Popullit ballafaqohet me probleme serioze në funksionimin e tij. Mungesa e pavarësisë së plotë financiare, organizative, funksionale, mungesa e mjeteve për realizimin e projekteve dhe promovimin dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që janë kompetencë e Avokatit të Popullit. Mungesa e potencialit kadrovik, paraqesin problem serioz që ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë, efikasitetin dhe punën tonë”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

 

Ziberi i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve që sa më parë t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit që ndodhen në procedurë parlamentare me qëllim që të aplikojnë për akreditim në Kombet e Bashkuara.

 

“Prolongimi i aprovimit të ndryshimeve të Ligjit për Avokatin e Popullit drejtpërdrejtë na privon nga mundësia e aplikimit dhe akreditimit në trupin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për marrjen e statusit A. Pra, institucion tërësisht i pavarur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, diçka që gati të gjitha institucionet e regjionit edhe pse të formuara shumë më vonë se sa ne, e kanë arritur një status të këtillë”, u shpreh Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

 

Në rënien e cilësisë së akteve dhe vendimeve që i shqyrton Avokati i Popullit, Ziberi thotë se ndikon edhe moszgjidhja e zëvendësve të Avokatit dhe për këtë, kërkoi nga ligjvënësi që të gjejë zgjidhje./ Alsat.mk

Më të lexuara

Oferta e Hamasit për “paqe përfundimtare” në Gaza

Hamasi tha së fundi se ishte gati për një...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat

Lëvizja e Plenumit Studentor njoftoi në Instagram se sot...

MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm

Dje, nga ora 17:00 deri më 20:00, Sektori për...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads