More

    ASH: VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

    Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj nepotizmit të shfaqur në koalicionin VLEN, ku sipas informacioneve të publikuara nga ASH, përderisa Fatmir Limani është ministër, vëllaun e mban drejtor në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë.

    Nga ASH kanë ftuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të hetojnë rastin.

    Reagimi i plotë:

    VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

    Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim vLEN dhe funksionarëve të saj.

    Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.

    Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.

    Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Detaje nga tmerri në Shkup: Qiraxhiu vrau qiradhënësin, plagosi edhe djalin e mitur

    Sot në mëngjes fshati Vollkovë-Shkup u zgjua në gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e...

    BDI: Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan tragjedinë në Koçanë?

    Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti – ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve...

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë...

    Për 300 euro duhej të transportonin 1.5 kilogram amfetaminë nga Shkupi në Gjevgjeli, tani do të përfundojnë në paraburgim

    Prokuroria Themelore e Gjevgjelisë ka nisur një Shpërthimi i një rasti të drogës në Gjevgjeli: Dy persona të arrestuar...