Arsovska: Rustemi nga “Komunalec” u lirua nga stacioni policor sepse nënshkroi deklaratë anëtarësimi në VLEN

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi mbrëmë se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, u lirua nga stacioni policor pasi “pranoi se është VLEN në zemër dhe shpirt”.

 

Arsovska pretendon se Rustemi nuk është fajtor për asgjë dhe se e ka kryer punën e tij me ndershmëri dhe ndërgjegje.

 

“Ky informacion erdhi pas disa orësh bindjeje në stacionin policor, drejtori i “Higjienës Komunale” u tha atyre se ai është VLEN në zemër dhe shpirt, ndërsa ishte ende në stacion e sollën për të nënshkruar një deklaratë anëtarësimi, pas së cilës u lirua për të vazhduar me punën e tij të suksesshme në kompani.

 

Ndërkohë, Mickowski dhe VMRO-DPMNE kërkojnë me këmbëngulje dikë nga BDI për ta arrestuar siç kishin premtuar, ata ndoqën Izet Mexhitin nga BDI, dhe pasi ai u bë VLEN e morën në koalicion”, shkruna Arsovska.

 

Kujtojmë se dje, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm