Arrestohet në Tiranë ‘Eskobari’ turk

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze.

Bëhet fjalë për Baybesin i konsideruar si një nga “Eskobarët e Evropës”, i cili është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique për trafik të heroinës në Evropë.

Baybesin është kapur në 24 dhjetor në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, gjatë tentativës për të hyrë në vendin tonë.

Togat e zeza ndaj tij vendosën qëndrimin në burg me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Pas mbërritjes së letërporsive nga Franca, tashmë është hapur rruga për dërgimin e tij për të shlyer dënimin prej 30 vitesh burg.

Aktiviteti 53-vjeçarit Baybesin ishte përgjatë viteve 1994 -1995 me të ardhura që janë vlerësuar në 10 milionë paund.

Mahmut Baybesin, babai i të arrestuarit në Shqipëri, gjithashtu është i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Personi që ishte në krye të familjes së trafikantëve, është Husein Baybasin që përfundoi në burg për drogë.

Banda e familjes Baybesin, vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. Arrestimi i Baybesin është kryer në 24 dhjetor 2019, por lajmi për kapjen e këtij personi nuk është publikuar nga policia shqiptare.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm