More

    Arrestohen shtatë persona në Bosnje për krime lufte në Srebrenicë

    Policia e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në Bosnje-Hercegovinë sot kanë arrestuar shtatë persona në Zvornik për dyshimin e kryerjes së veprës penale “gjenocid”.

    SIPA bën të ditur se kjo vepër penale lidhet me veprat “përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “ndihmë”, të cilat janë të parashikuara nga Kodi Penal i Bosnjë-Hercegovinës.

    Pas procedurave në ambientet e SIPA-s, personat e arrestuar do t’iu dorëzohen Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, raporton klix.ba.

    Personat e arrestuar lidhen me pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë në korrikun e vitit 1995.

    SIPA ende nuk ka publikuar detajet e veprimit të sotëm, kështu që më vonë pritet të bëhen të ditur më shumë detaje. /Telegrafi/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja

    Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale, transmeton TV21. Nga atje thonë se...

    “Tetova me 1.3 milionë euro, Maksim rusi me 4 milionë euro” – Bekteshi reagon për financimin e projekteve komunale

    Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për...

    Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur në katin e 16

    Ky është momenti dramatik kur një grua qëndron e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të,...

    Komuna e Sarajit: Paraqitëm projekte – pëlqimi nuk u dha nga Ministria e Mjedisit!

    Nga Komuna e Sarajit thonë se kanë paraqitur projektin për rikonstruimin e rrugës në vendbanimin Llaskarcë dhe si rrjedhojë...