More

    Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në RMV, Ahmeti: Duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë për Ekonomia Online se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më e madhe të policisë globale, Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta.

    Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut, më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Kjo është një çështje që duhet parë me komunitetin ndërkombëtar që të përshpejtohet rruga drejte anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Përndryshe pa anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe pa një marrëveshje bashkë me komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast me BE-në dhe SHBA-në, Serbia do të vazhdoj që t’i mbaj në presion të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë aktivistët. Listat janë plotë e përplot me aktivist të anti-pushtuesit dhe kjo çështje duhet të merret me seriozitetin më të madh”, ka thënë Ahmeti, teksa ka arsyetuar veprimin e policisë maqedonase për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

    “Çështja është se vendimet merren, Interpoli ekzekuton vendimet që marrin shtetet anëtare të Interpolit, Maqedonia e Veriut është anëtare e Interpolit, Shqipëria është anëtare e Interpolit dhe kanë obligime që t’i respektojnë vendimet e shteteve pjesëtare të Interpolit”, ka thënë ai.

    Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.

    Ky nuk është rasti i vetëm kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, për shkak të fletarresteve nga Serbia.

    Në vitin 2016, pikërisht për shkak të fletarrestit nga Serbia, ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Gafurr Elshani.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet...

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...