Armët dhe përkrenarja origjinale e Heroit tonë Kombëtar

Viti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Armët dhe përkrenarja origjinale e Heroit tonë Kombëtar ndodhen në muzeun e Vjenës në Austri.

Shpata është prej bakri, punuar me teknikën artizanale të rrahjes. Me vdekjen e perandorit të Austrisë, djali i tij i dytë, Ferdinandi, u shpall arkidukë i Tirolit. Nga pjesa e trashëgimisë iu la Tiroli së bashku me gjysmën e armëve të armatores perandorake të Vjenës. Në vitin 1567 ai rindërtoi kështjellën Ambras në Insbruk dhe mblodhi aty armë, veshje lufte, piktura me vlerë etj. Këshilltari i tij, Jakob Shrenke u shkroi letra figurave të shquara të kohës, si edhe trashëgimtarëve të tyre, që t’i binin objekte të tilla në armatoren e kështjellës Ambras. Shrenke i iventarizoi objektet dhe në bazë të tyre botoi në vitin 1601 librin “Figura fare të vërteta të perandorëve augustë, të mbretërve e shumë të ndriturve arkidukëve, princave, të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armatoren e kështjellës Ambras”. Me anën e këtij botimi u mundësua njohja e armëve të Gjergj Kastriotit. Me vdekjen e arkidukës së Tirolit, Ferdinandit, në vitin 1605, kështjella Ambras iu shit perandorit të Austrisë. Më 1806, armët u mbartën për në Vjenë. Në vitin 1814 u ekspozuan në kështjellën Belvedere. Më 1888 u ekspozuan në ndërtesën e re të muzeut të Vjenës.

Koha e punimit të përkrenares origjinale është viti 1459. Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Përkrenarja është prej bakri. Nga brenda është veshur me lëkurë, që del paksa mbi ballë. Ajo rrethohet prej një rripi lëkure, të zbukuruar me gjashtë trëndafila të praruar. Në hapësirat ndërmjet trëndafilave janë shkruar me shkronja latine, në stilin gotik inicialet: IN, PE, RA, TO, RE, BT, që dëshifrohen: Isus Nazarenus, Principi Emanthiae, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiroticum, Benedictum. Kuptimin i tyre në shqip është: Jezusi i Nazaretit bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit./derveni.info

 

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm