Arben Taravari kritikon ndërhyrjen e Kurtit dhe zbulon prapaskenat e koalicionit VMRO–VLEN

Thuajse një muaj pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe largimit nga koalicioni VLEN, Arben Taravari ka dhënë deklarata të forta për zhvillimet politike në vend dhe raportet me figura kyçe të rajonit.

 

 

Taravari ka shprehur zhgënjim ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për atë që ai e cilësoi si “përzierje të papërshtatshme” në vendimmarrjet e brendshme të Aleancës për Shqiptarët. Ai përmendi rastin e emërimit të Fatmir Fetait si ministër, vendim të cilin Kurti sipas Taravarit e kishte kundërshtuar ashpër në të kaluarën.

 

 

“Z. Kurti thirri disa njerëz nga Aleanca për Shqiptarët, përfshirë z. Fetain. Ai kishte qenë kundërshtari më i madh i emërimit të tij. Përmes Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit, ishin përcjellë porosi që nuk i takonin. Dhe kjo ishte zhgënjyese,” deklaroi Taravari, duke theksuar se vendimet politike duhet të mbeten të pavarura nga ndikimet e jashtme.

 

Ai gjithashtu përmendi dështimin e realizimit të një ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për të cilin kishin negociuar me VMRO-në. Ligji ishte premtuar për nëntor apo dhjetor, por deri në qershor ende nuk është miratuar.

 

Megjithatë, Taravari tha se nuk është i penduar që ishte pjesë e koalicionit VLEN, duke e cilësuar atë si një përpjekje të sinqertë për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm