Arben Fetai mbetet pa asnjë deputet! Mimoza Musa dhe Ilir Demiri do të jenë zëri i ASH-së në VLEN

Arben Fetai mbetet pa asnjë deputet. Mimoza Musa dhe Ilir Demiri janë bashkuar me Azir Aliun dhe kanë vendosur që brenda VLEN-it ata të jenë zëri i ASH-së. Grupi i Azir Aliut edhe mbrëmë u mblodh në Tetovë, ndërsa nuk ishte ftuar Arben Fetai.

 

Fibau

“ASH vendosi që zëri politik në VLEN nga kjo parti të jetë i përfaqësuar nga deputetët tanë, Mimozën dhe Ilirin, ndërsa në koordinim me kadrovikun në VLEN, përfaqësues i ASH-së të jetë Latif Arifi. Ky ndryshim ka ndodhur për shkak ndryshimeve që po ndodhin në vazhdën e bashkimit të VLEN-it si një institucion”, theksoi Azir Aliu, VLEN.

 

Paraprakisht në grupin e Fetait u miratua “Aleancën e Re” i cilësuar si hap strategjik për një strukturim më të fuqishëm dhe të unifikuar politik. Megjithatë atë Aliu thotë se pesha e partive matet me numrin e deputetëve.

 

“Pesha e partive politike matet me numrin e deputetëve…, 01.44… e dini që tani më deputeti Iliri është me neve ne punojmë që së shpejti edhe një ose dy deputetë të jenë në strukturën e ASH-së si pjesë e VLEN”, tha Azir Aliu, VLEN.

 

I pyetur nga TV21, Fetai tha se nuk ka grupe në Aleancë, pasi siç tha Kuvendi unanimisht vendosi për shkrirje te strukturave.

 

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe nuk ka grupe në Aleancë. Si Aleancë e Re, me unanimitet kemi marrë vendimin për shkrirje te strukturave dhe jam autorizuar për të udhëhequr negociatat në nivel lidershipi për krijimin e VLEN-it si një subjekt i vetëm politik”, tha Arben Fetai.

 

Ndonëse edhe Azir Aliu edhe Arben Fetai flasin për shkrirje në VLEN, megjithatë ata nuk po pajtohen. Ndryshe Aleanca për shqiptarët duket se tashmë është e ndarë në 4 pjesë, ajo e Selës e Taravarit, e Fetait dhe Aliut.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm