E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Arabia Saudite hoqi kufizimin për numrin moshën e hanxhinjve

Arabia Saudite njoftoi se do të mirëpresë haxhinjët për të kryer Haxhin në numra të njëjtat para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri i hanxhinjve do të kthehet në atë që ishte para pandemisë, pa asnjë kufi moshe”, tha Ministri i Haxhit dhe Umres, Tawfiq al-Rabiah, në një deklaratë në Riad.

Ministri tha se misionet e Haxhit nga e gjithë bota do të lejohen me çdo kompani të autorizuar për të ofruar shërbime në Arabinë Saudite.

“Së bashku me partnerët tanë, lançuam platformën NUSK për të lehtësuar procedurat dhe për të pasuruar përvojën e haxhinjëve”, shtoi ai.

Arabia Saudite në tre vitet e fundit kufizoi numrin e hanxhinjve për shkak të kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads