More

    Anketa e TV Telma : Tek shqiptarët kryeson BDI , Lsdm e treta

    Shkup, 19 maj – VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët vazhdojnë të kenë primatin sa i përket besueshmërisë së elektoratit edhe nëse sërish mbahen zgjedhje parlamentare. Kështu kanë treguar rezultatet e anketës së fundit të televizionit Telma, e cila në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, anketën në fjalë e ka realizuar nga data 10-15 maj me 1000 qytetarë, shkruan gazeta KOHA. Anketa, mes tjerash tregon se, edhe pas 27 prillit, kur protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” hynë dhunshëm në Parlament dhe rrahën keq deputetët, sërish kryeson VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit. Kështu që, në pyetjen “Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të kishit votuar?”, për VMRO-DPMNE janë shprehur 24.5 për qind, LSDM ka marrë 23.7, BDI 8.5, BESA 3.7, Aleanca për Shqiptarët 1.8, PDSH 1.1, ndërsa nuk kanë treguar 13.7 për qind, ndërsa “nuk e di” kanë thënë 10.8 për qind. Të pyetur sipas etnitetit, për të njëjtën pyetje, për VMRO-në do të votonin 33.0 për qind e maqedonasve, derisa për partinë e Zoran Zaevit – 26.2 për qind. Tek shqiptarët, përqindje më të madhe ka marrë partia e Ali Ahmetit. Për BDI-në, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, janë shprehur 38.7 për qind, për BESËN 17.1, për Aleancën e Shqiptarëve 8.3, derisa për LSDM-në kanë thënë se do të votojnë 12.4 për qind e të anketuarve shqiptarë. (koha.mk)

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...