Ambasadorja turke takon Kryetarin e BFI-së

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, është pritur në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup nga Ambasadorja Tülin Erkal Kara (Tylin Erkal Kara), me kërkesën e saj.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për projektet e përbashkëta dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë, ndër më të frytshmit, ndërmjet institucionit të BFI-së të RMV-së dhe Ambasadës Turke në Shkup, përkatësisht Republikës së Turqisë.
Me këtë rast është rënë dakord që shumë shpejt të bëhet hapja e më shumë objekteve fetare islame të financuara nga TIKA dhe Drejtoria e Vakëfit e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Tylin Erkal Kara dhe Kryetari i BFI-së Sulejman ef. Rexhepi po ashtu kanë rënë dakord për nisjen e projekteve të reja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, gjithnjë në interes të dy vendeve, veçmas të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Në takim Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi është shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi dhe nga Shefi i Kabinetit, Muzemil ef. Osmani.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm