Ambasadorja e re e SHBA-ve në Shkup viziton BFI-në

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më 24 korrik, 2019, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Rijaset ajo është pritur nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI të RMV.

Kryetari Sulejman ef. Rexhepi ambasadores së re amerikane i ka paraqitur ‘letërnjoftimin’ e BFI-së, duke folur rreth të arriturave dhe sukseseve, por, gjithashtu është ndalur edhe në sfidat që e presin BFI. Efendi Rexhepi në veçanti ka folur për punën e Medresesë Isa Beu dhe të Fakultetit të Shkencave Islame. Me këtë rast ai është shprehur që BFI është e gatshme për bashkëpunim dhe që është aleate shumë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, Reis’ul-Ulemaja i ka paraqitur përgëzimet e vetadhe të institucionit që udhëheq Ambasadores Bërns për detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Ambasadorja Bërns është falënderuar për ‘letërnjoftimin’ e detajuar dhe ka ngelur me shpresë që bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë.

Në fund, Kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, ambasadores amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns, i ka dhuruar një Kuran të artë – Logon e BFI-së dhe librin e tij “Në Mes të Askundësisë” në gjuhën angleze (In the Middle of Nowhere), si shenjë mirënjohjeje për vizitën e parë të saj në BFI.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm