Aliu kërkon ndalim të reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit

Shkup, 22 janar – Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhani parashikon ndalim të plotë të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit. Këto dispozita ligjore vlejnë për publikimet në media, në internet dhe rrjete sociale, si dhe për ngjarje, lojëra shpërblyese, zbritje dhe dhurata, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

“Qasja e lehtë dhe ekspozimi i produkteve rrisin numrin e përdoruesve të rinj, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Largimi i ekspozimit konsiderohet një nga masat më efektive për parandalim. Mbrojtja e fëmijëve është prioritet absolut”, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

 

Përveç ndalimit të shitjes për të miturit – jo vetëm të cigareve klasike, por edhe të të gjitha produkteve të tjera me nikotinë – ligji parashikon edhe: Ndalim të ekspozimit publik të produkteve të duhanit dhe nikotinës në pikat e shitjes; ndalim të shitjes së tyre në objekte hotelerie, sportive, kulturore dhe në ngjarje publike.

 

Reklamimi ndikon drejtpërdrejt në fillimin e pirjes së duhanit, sidomos tek të rinjtë. Me këto dispozita ligjore parandalohen format e fshehura të promovimit të këtyre produkteve. “Shëndeti publik ka përparësi ndaj interesit komercial”, thekson Aliu.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm