Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përkujtuar sot Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 26 rënies së tij.
I përjetshëm kujtimi për komandant Kumanovën dhe gjithë dëshmorët e kombit, shkruan mes tjerash Ahmeti.
Në përvjetorin e përjetësimit të tij, Ismet Jasharin e përkujtojmë si një nga luftëtarët e parë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kumanova dhe Maqedonia e veriut dhe kontribues të madh të çështjes kombëtare e një nga themelet e pavarësisë së Kosovës bashkë me të gjithë dëshmorët, martirët, veprimtarët ndër gjenerata.
I përjetshëm kujtimi për komandant Kumanovën dhe gjithë dëshmorët e kombit!
LAVDI