More

    Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në faqen e tij në Facebook ku ka dërguar porosi politike në lidhje me aktualitetin politik në vend.

    “33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë.

    Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë.

    Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e Ohrit.

    23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike.

    Andaj, në këtë përvjetor të pavarësisë, vlerësoj që elitat politike maqedonase duhet të vetëdijësohen për përgjegjësinë e madhe që e kanë në ndërtimin e shtetit duke respektuar vullnetin politik të shqiptarëve dhe barazinë, sepse ky shtet është i të gjithë neve dhe nuk ndërtohet dot duke mos e respektuar legjitimitetin etnik.“ thotë Ali Ahmeti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet...

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...