E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Akuzat e portaleve, Xhaferi: Ju dhemb humbja, njejtë ishte edhe 2022-tën

Portale të afërta me strukturat dhe partive shqiptare nê Qeveri, kanë filluar një fushatë të egër dhe shpifëse kundër Valdet Xhaferrit, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar.

Për këtë ka reaguar vet Xhaferi.

Sipas Xhaferit, këto shkrime janë si pasojë e humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të partive që bëjnë pjesë në VLEN.

Fjalorin e përdorur Xhaferi e thotë se Taravari e përdori edhe 2022.

Reagimi i plotë:

E dim se ju djeg shumë humbja më 24 prill dhe 8 maj !

 

Përsëri vëner dhe neveri, përsëri të njejtit, përsëri deshtakët flasin edhe porosisin lajme të rreme edhe sajojnë shpifje ndaj nesh!

Ngjashëm edhe para dy viteve, në vitin 2022, atëhere Kryetari i Komunës së Gostivarit e përdori të njejtin fjalor, na akuzoj, bile edhe na dënoj si “shkaktari” edhe vetë “fajtori kryesorë” i fatëkeqësisë të dhimbëshme që ndodhi në Llaskarcë, ku humbën jetën njerëz të pafajshëm!

 

I njejti atëhere duke mos mbajtur aspak llogari për dhimbjen e familjarëve, si duket edhe sot i njejti, por kësaj rradhe i maskuar si VLEN e benë të njejtën, na shpallën neve fajtor për diçka që nuk ka të bej me ne, as atëherë e më pak tani! Përseri me të njejtën neglizhencë ndaj dhimbjes dhe humbjeve të mëdha që pësuan familjarët që me siguri me vështërsi edhe sot e kësaj dite përballojnë kujtimin e hidhur!

 

Por ama kjo nuk na habitë fare, sepse jemi mësuar të përballohemi me maskarrallëkun, me hajninë miskine të politikanëve dështak!

Ata sot me këto shpifje dëshirojnë të fshehin dështimin, dëshirojnë të mbulojnë turpin, ata me qëllim i mashtrojnë edhe shokët e vetë se për qytetarin e rendomtë nuk e kanë dertë aspak.

 

Ata sot vetëm po turbullojnë ujin vetëm dhe vetëm mos u duken ligat që u kullojnë duke u vardisë që të mbajnë atë pak pushtet, ata vetëm mundojnë të hedhin hi që mos shihet turpi që shkaktohet nga veprimet e tyre të vasalëve të nënshtruar në këtë qeveri monoetnike dhe pa legjitimitet!

Ata duke na akuzuar mundojnë ta mbajnë nën hije nepotizmin dhe korrupcionin! Ata përpiqen të anshkalojnë faktin e diskriminimit dhe diskreditimit që u bëhet shqiptarëve gjithandej, por kot!

VLEN nuk mund ta lajë vetën nga mëkatet vetëm pse shpifin ndaj nesh, ata persëri do të deshtojnë por edhe në zgjedhje do të humbin ashtu siç humbën në zgjedhjet e fundit!

Deri atehere në qafë e paçi veten o mjeranë.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads