More

    Aktivë shtatë zjarre, në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 zjarre në ambient të hapur

    Shkup, 22 korrik – Qendra për menaxhim me kriza në mëngjes njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave shtatë ende janë aktive.

    Aktiv është zjarri në mes të fshatrave Selcë dhe Puhçe në komunën e Shtipit, ku digjet një pyll i përzier dhe zjarri në zonën e poligonit të armatës Krivollak drejt Penushit, ku ka “front” shumë të madh dhe po digjet bimësi e ulët.

    Në komunën Makedonski Brod mes fshatrave Breznicë dhe Tazhevë po digjet pyll cilësor me pisha. Aty intervenojnë 15 punonjës të parkut kombëtar “Jasen”, të ndihmuar nga rreth 30 pjesëtarë të Ushtrisë, të cilët po luftojnë ditë e natë për të mos lejuar që zjarri të depërtojë në ambientet e mbrojtura të zonës “Jasen”. Dje, helikopteri i Armatës dy herë nuk ka mundur të intervenojë nga tymi i dendur.

    Aktiv është edhe zjarri në komunë Çashkë mes fshatrave Gabrovnik dhe Mokreni, ku po digjet pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Linja e zjarrit me ndërprerje të përkohshme dhe vatra më të fuqishme është e madhe deri në Mukos, mbi Bogomillë.

    Zjarr ka edhe në fshatin Nebregovë në komunën Dollneni, ku po digjet bimësi e ulët, si dhe te fshati Gostirazhni. Bëhet fjalë për zjarr të transferuar nga fshati Bogomillë.

    Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll janë shtatë zjarre, të cilat po bëhen tentime që të jenë në fazë të lokalizimit. Janë shuar 15 zjarre në ambient të hapur.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...