Aksion i madh policorë po zhvillohet në lagjen Karposh të Shkupit. Sipas informacioneve të para, aksioni zhvillohet për të arrestuar ata që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit në hotelin Aleksandar Palace. Raportohet se stacioni policor në Karposh është nën rrethim. Të gjitha hyrjet në të janë të bllokuara nga njësitë speciale policore të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike.
Ndryshe ditë më parë kishte përleshje me armë zjarri mes dy grupeve, në restorantin e hotelit Aleksandër Pallas, në Shkup. Jo zyrtarisht mësohet se bëhet për qërim hesapesh mes dy grupeve të interesit. Sipas MPB-së ngjarja ka ndodhur menjëherë pas mesnatës. Nuk ka të lënduar por dëme materiale./Alsat-M

