Sot policia afër fshatit Llaskarc , gjatë një aksioni konfiskoi një automjet të tipit Land Rover, por nuk arriti të kap edhe personat që kërkon pasi ata arritën që të arratisen. Banorët që jetojnë afër depos ku është lënë vetura thonë se kanë parë prani të shtuar të policisë.
Ministria e Brendshme nuk zbulon detajet e hetimit. Automjeti Land Rover u la 300 metra nga fshati Llaskarc, nën autostradën Shkup-Tetovë. Policët morën në pyetje disa persona që u gjetën në vendngjarje si dhe njerëzit e punësuar në depo.
Ministria e Brendshme nuk tregon personin që kërkon dhe për çfarë hetohet i njëjti por thekson se hetimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.