Aksion i ri policor në orët e mëngjesit – në shënjestër grup kriminal i organizuar në Kumanovë!

Prani e shtuar e forcave speciale policore është vërejtur mëngjesin e sotëm në rrugët e Kumanovës. Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një aksion më të gjerë policor, në kuadër të të cilit Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Byrosë për Siguri Publike po zbulon një grup të organizuar kriminal, të përbërë nga persona të njohur për skenën kriminale në Kumanovë.

 

Sipas dyshimeve të organeve hetuese, grupi ka vepruar për një periudhë të gjatë kohore në territorin e Kumanovës dhe më gjerë, duke përdorur dhunë, kërcënime dhe shantazhe. Aktivitetet e tij dyshohet se përfshijnë zhvatje, fajde, si dhe pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale.

 

Sipas informacioneve jozyrtare, si organizator i grupit dyshohet një person me nofkën „Shtuka“, ndërsa pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë nga Kumanova.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm