Aksidenti në Llaskarcë ende pa epilog gjyqësor

Gjykata ende nuk ka caktuar seancë për ngjarjen e aksidentit të autobusit në Llaskarcë, edhe pse që nga dita tragjike kanë kaluar mbi 6 muaj. Penalja “Shkupi 1”, për Alsat bën me dije se e ka aprovuar në tërësi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike dhe se lënda është proceduar në AKMIS, megjithatë, nuk japin përgjigje se kur konkretisht pritet të mbahet seanca e parë.

“Komisioni për vlerësim të aktakuzës pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të lidhura me këtë akt, ka sjell vendim me të cilin e aprovon në tërësi aktakuzën. Pas vlerësimit të aktakuzës, është formuar lëndë penalo-juridike me numër 1407/19 e cila në pajtim me sistemin AKMIS do të ndahet për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa sapo të caktohet termin për seancën gjyqësore, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”-thonë nga Gjykata Themelore “Shkupi 1”.

Si shkaktarë të ngjarjes tragjike në Llaskarcë dyshohen 7 persona, mes të cilëve, pronari i firmës Durmish Beluli dhe shoferi që po drejtonte autobusin ditën e aksidentit.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar për kryerje të veprave të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronave në trafik, si dhe aktakuzë për ndjeke penale ndaj një personi të akuzuar për kryerjen e një vepre penale -Shërbim I kundërligjshëm në nenin 353-v pika 4 në lidhje me paragrafin 1 të kodit penal”-thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

 Alsat mëson se gjashtë personat e akuzuar, janë në paraburgim, pavarësisht kërkesës së tyre që të lëshohen në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë, tahografi i autobusit të aksidentuar ka qenë i manipuluar. Autobusi në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara si dhe nuk ka qenë në rregull teknik me sistemin e frenimit. Autobusi ka kaluar 3 mbrojtëse anësore, duke rënë në hendekun e thellë, në fushat e fshatit Llaskarcë. Si pasojë e goditjes, mbeten të vdekur 16 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan rëndë.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm