More

    Ahmeti takon zv/ministren e Jashtme greke, Papadopoulo

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

    Zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti, perspektiva europiane e vendit dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia ishin pjesë e bisedës së takimit mes Ahmetit dhe Papadopoulo.

    Të dy vendet si aleate dhe partnere luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë, derisa PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

    Greqia gjithnjë ka qenë mbështetëse e rrugës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme në NATO, është theksuar në takim.

    Ahmeti më tej ka shtuar se pret që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Integrimi europian i rajonit ka rëndësi të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme të Europës.

    Dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke shprehur kështu nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.

    Ahmeti theksoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i së cilës për 23 vite ka garantuar paqen, sigurinë, stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

    Prandaj është e rëndësisë së jashtëzakontë që komuniteti shumicë të respektojë legjitimitetin demokratik të komunitetit të dytë në vend dhe të komuniteteve tjera në përputhje me frymën e Marrëveshjes ë Ohrit.

    Komuniteti ndërkombëtar është garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkarisht nuk duhet të lejojmë kthim prapa, por ta avansojmë atë në vazhdimësi siç është e theksuar në vet tekstin e Marrëveshjes së Ohrit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska fal ish-kryetarin e Komunës së Manastirit! Ishte dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare…

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili vuante dënimin me...

    Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

    TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar...

    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim

    Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21....

    Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

    Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të...