More

    Ahmeti siguron: Deklarata shqiptare është e përfshirë në Programin Qeveritar

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël ka siguruar se deklarat e përbashkët e partive politike shqiptare do të jetë e përfshirë në programin Qeveritar.

    “Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, ajo është një deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare dhe unë nuk mendoj që paraqet as rrezik, po as edhe ndonjë anashkalim të çështjeve që kanë të bëjnë me perspektivën dhe stabilitetin e vendit dhe të shtetit”, theksoi Ahmeti.

    Ai mes tjerash tha se deklarata është në të mirë të Republikës së Maqedonisë dhe është në të mirë të rajonit dhe ka çështje shumë të rëndësishme siç është anëtarësimi i vendit në NATO, në BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë i rajoneve.

    “Nuk ka asgjë të keqe në deklaratën e përbashkët, dhe pikat kryeasore të asaj deklarate janë të përfshira në programin qeveritar. Po ka çështje në atë deklaratë politike të cilat do të shtrohen për diskutim publik, dhe nuk është fshehtësi”, tha mes tjerash Ali Ahmeti

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sanksione për 570 shoferë në Shkup, 150 për vozitje të shpejtë

    Janë sanksionuar gjithsej 570 shoferë gjatë një kontrolli në territorin e SPB – Shkup gjatë ditës së djeshme, njofton...

    Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë

    Kumtesë nga Kryesia Qëndrore e BDI-së Kërçovë, – Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për...

    ​Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve

    Në Kosovë, nga dita e hënë një grup i qytetarëve pritet t’i bashkohen iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si...

    “Me popullin për Europë”, Ahmeti: Kurti me deklaratën për gjuhën shqipe u reshtua krah “anti-shqiptarëve”

    Me moton “Me popullin për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimin me qytetarët.   Në takimin e fundit, të...