Afera 167 milionë euro do ta dridhë Maqedoninë, të implikuar edhe familjarë politikanësh (Emri)

Por Toshkovski nuk u përgjigj nëse të dyshuarit aktual në këtë lëndë ndodhen ose jo brenda shtetit.

 

“Ju lutem drejtohuni me shkrim, do të jap përgjigje edhe për atë pyetje”- nënvizoi Toshkovski

I pyetur nëse është i kënaqur me vendimin e djeshëm të prokurorisë, Toshkovski tha se e rëndësishme është që qytetarët të jenë të kënaqur me drejtësinë, duke inkurajuar prokurorinë për përkushtim maksimal në këtë lëndë.

 

“Nuk është e rëndësishme nëse ministri i punëve të brendshme është ose jo i kënaqur nga çfarëdolloj vendimi i PTHP-së. Qytetarët në fund do të shohin drejtësi. 12:09 Shpresoj që prokuroria publike do të mbledh guxim, të përkushtohet profesionalisht, për të gjitha detajet që lidhen, jo vetëm këtu por në të gjitha lëndët”- tha ai.

 

Një ditë më parë Prokuroria e lartë ka obliguar Prokurorinë e Krimit të Organizuar që të rikthen hetimin për mazutin në Elektranat e Maqedonisë mbi dyshimet për keqpërdorim të tenderit, favorizim në tender dhe pastrim të parave. Për këtë lëndë penalisht ndiqen 13 persona.

 

Hetimin në pamundësi për ta vërtetuar veprën penale vendosi ta bën prokurorja përkatëse Katerina Kollareviq. Vasko Kova­çevski në cilësinë e ish drejtorit ndodhet në arrati, ndërsa Asmir Jahoski bashkë me Erxhan Sulkovskin dhe të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë. Pas vendimit, kryeministri Hristijan Mickoski kishte zhvilluar bisedë telefonike me kryeprokurorin Nenad Saveski, veprim ky që në opinion u interpretua si presion ndaj punës së pavarur të Prokurorisë Publike. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovki në disa raste kishte deklaruar se dyshimet për mazutin janë të bazuara dhe se dëshmitë e siguruara nga policia japin indikacione për shpërdorime marramendëse. / Alsat.mk

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm