E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Abu Mohammed al-Jolani zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Asadit

Forcat rebele siriane kanë thënë se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe të regjimit të Bashar al-Asad dhe të dënojnë ata që janë përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve. Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Jolani, tha gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm.

“Ne do t’i ndjekim ata në Siri dhe do t’i vendosim para drejtësisë,” tha ai.

Me mijëra të burgosur janë liruar nga burgu Saydnaya, i etiketuar edhe si një “thertore njerëzore” nga grupet e të drejtave të njeriut. Pothuajse 60,000 njerëz u torturuan dhe u vranë në burgjet e drejtuara nga Asad, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), udhëhoqi fraksionet rebele siriane në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Asad.

 

Asad u largua në Rusi me familjen e tij ku kanë marrë azil, pasi rebelët rrëzuan regjimin.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads