E diel, 11 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

FC Saraj “shkëlqen” në Ligën për Fëmijë pranë FFM-së

Java që lamë pas për Shkollën e Futbollit “Saraj” ishte e ngjeshur me shumë aktivitete dhe ndeshje sportive. Futbollistët e rinj nga 6 ndeshjet e zhvilluara në grup-moshat e ndryshme arritën të shënojnë 5 fitore, ndërsa pësuan vetëm një humbje. Mirëpo krahas rezultateve dhe golave, ata dhuruan emocione të papara për publikun. Krye trajneri i shkollës “Saraj”, Sherif Sherifi, për portalin Alsat, deklaroi se rezultatet dhe fitoret janë të mirëseardhura, por janë momentale. Sipas tij, më e rëndësishme është se gjatë ndeshjeve futbollistët dhuruan emocione për publikun dhe u shoqëruan me futbollistët e klubeve tjera.

“Java që sapo lamë pas ishte një javë e mbushur me aktivitete sportive. Në Ligën për Fëmijë pranë FFM-së, ne si klub garojmë me të gjitha grup-moshat. Kjo javë për ne solli shumë fat dhe shumë gëzim për fëmijët. Nga 6 ndeshjet e zhvilluara, arritëm të shënojmë 5 fitore. Ky rezultat na bënë të ndihemi krenarë dhe na inkurajon që të vazhdojmë tutje me përkushtim edhe më të madh”, deklaroi trajneri Sherifi.

Gjenerata 2004
FC VIKTORIA vs FC SARAJ 0:2

Gjenerata 2006
FC SARAJ vs FC FORCA 2:0

Gjenerata 2007
FC SARAJ vs FC SKUPI 9:1

Gjenerata 2008
FC SARAJ vs ALBARSA 7:6

Gjenerata 2010
FC SARAJ vs FC BUTEL 6:2

 

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads