E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

SHKA “Duflla”-Raçe, në Deçan, fitoi vendin e parë me këngë autentik

Shoqëria Kulturore Artistike SHKA “Duflla”-Raçe, fitoi vendin e parë me folklor në edicionin e 8 të Festivalit Folklorik „Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen“ me këngën “ Pajki molla e kuqe ra  ë megje”, e interpretuar nga këngëtarët Fasli Kovaçi, Avni Hoxha dhe Zekirija Haxhiu.

SHKA “Duflla”, u prezantua edhe me dy valle, që u interpretuan nga valltarët dhe valltaret e reja, që përfituan zemrën e publikut Deçanas dhe morën shumë duartrokitje

Festivali Folklorik „Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen“ nën patronazhin e komunës së Deçanit, organizuar për nder të rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, interesimi për pjesëmarrjen ka qënë shum i madh ku në tri netët garuese shpalosën vlerat artistike kombëtare mbi 40 ansamble folklorike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Çamëria.

Juria profesionale profesionale në përbërje të: Kreshnik Aliqkaj – kryetar (kompozitor), Deli Metalia – mjeshtër i madh (koreograf), Betim Qorraj –magjistër i folklorit dhe etnologjisë, Ali Geci – publicist dhe Faton Mehmetaj– publicist, ndanë shumë çmime ku vlen të theksohet se SHKA DUFLLA u vlerësua me çmimin “Pika më autentike e Festivalit“.

Nata finale e festivalit, më 6 maj, shënon dhe përvjetorin e 21-të të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads