E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Selmani: Shansi i “fundit” i Maqedonisë për në NATO dhe BE

Ish- zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një prononcim për Zhurnal ka folur mbi rrugëtimin euro-atlantik të vendit dhe riformatimin e mundëshm të Qeverisë reformatore.

Shkup, 30 nëntor – Ish- zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një prononcim për Zhurnal ka folur mbi rrugëtimin euro-atlantik të vendit dhe riformatimin e mundëshm të Qeverisë reformatore.

Ai thotë se pas 10 vitesh dështime të njëpasnjëshme në politikën e jashtme edhe proceset euro-atlantike, lirisht mud të thuhet se qeveria e re e Zoran Zaevit hapi horizontet dhe shpresa për rikthim të vëmendjes te faktorit ndërkombëtare dhe miqëve të Maqedonisë që të na jepet edhe një shansë e re për tu integruar në NATO dhe BE.

“Nënkuptohet se ka detyra të shtëpisë që qeveria dhe institucionet përkatëse duhet kryer që kjo mundësi të bëhet realitet, parasegjithash funkcionimi i drejtësisë dhe feformat juridike konform raportit të Pribes. Relaksimi i raporteve ndëretnike është evident në muajt e fundit dhe është një përparësi në kuptim të ndërtimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të vendit. Nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë është një guxim dhe një mundësi e re që vendi të shtojë miqtë që do të lobojnë për Maqedoninë në NATO dhe BE”, thotë për Zhurnal, Imer Selmani, ish-zëvendës kryeministër i Maqedonisë.

Zbutja e raporteve me Greqinë, shton mëtej Selmani dhe fryma e re pozitive duhet vlerësuar lartë si mundësi për mbylljen e çështjes të hapur me Greqinë për emrin e vendit dhe mundësinë për antaresim në NATO pa pengesa shtesë.

Duke folur për riformatimin e mundëshëm të Qevrisë, Selmani thekson se kjo çështje duhet të mbyllet sa më parë që të mos kemi vakum institucional i llojit të mospasjes ministër të shëndestësisë siç e kemi tani situatën.

“Partitë politike në koalicion duhet treguar përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve dhe mos të kalkulojnë me pikë të vogla për pozicione mbrenda qeveritare. Nuk besoj se shqiptarët do të lejojnë të humbin pozicionet e fituara vetëm para disa muajve, rotacione mundet të ketë konform edhe kapaciteteve personale kadrovike”, theksoi Selmani.

 

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads