E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Lënda “Monstra” kthehet në rigjykim

Pezullimi i aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në vendosje të sërishme, kërkoi prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën e sotme publike, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgim të përjetshëm, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Supreme, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.

Kërkesa e prokurorit publik është për shkak të gjendjes së pavërtetuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara, të cilat do të mund ta ndërrojnë vijimin e procedurës.

Të gjykuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, të cilët edhe gjatë procedurës para Gjykatës Themelore edhe para Gjykatës së Apelit  pohuan se janë të pafajshëm, në seancën e sotme publike në Gjykatën Supreme sërish i hodhën poshtë akuzat.

Njëri prej avokatëve të të akuzuarve, Gjorgji Nastevski, duke e sqaruar ankesën theksoi se gjykata nuk ka pranuar më shumë fakte për të cilat ata si mbrojtje konsiderojnë se do të ndikojnë në gjykim gjegjësisht se do të dëshmohet pafajësia e tyre. Kjo mes tjerash, theksoi se me një pjesë të dëshmive për gëzhojat nga plumbat e gjuajtura të gjetura në vendin e vrasjes dhe automobili i cili është inspektuar, nuk dëshmohet faji i të akuzuarve, gjegjësisht se nuk ekziston dëshmi se ata janë autor të kësaj vepre.

Avokati Naser Raufi akuzoi se është kryer montim i veprës penale, ndërsa si dëshmi për këtë ai e theksoi dëshmitarin mbrojtës E1 i cili ka dhënë, siç tha, dëshmi kontradiktore në shumë raste nga dëgjimi. Ai theksoi edhe se sipas ekspertizës gjyqësore, koha e vdekjes së viktimave nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të saktë, ndërsa dëshmitarët nuk i kanë njohur të akuzuarit.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Masakra tek Liqeni i Smillovës ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, të Enten e Madhe, para festës së madhe krishtere Pashkët, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

 

 

 

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads