E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendin

Defekt në komunikimin e kontrollit ajror, mijëra udhëtarë të mbetur nëpër aeroporte

 

Shtetet e Bashkuara po përballen me një nga bllokimet më të mëdha të trafikut ajror në vitet e fundit. Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) ndaloi të premten të gjitha nisjet, pasi një defekt komunikimi preku qendrat e kontrollit ajror anembanë vendit.

 

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, bëri të ditur se problemi lidhet me 22 qendrat rajonale që drejtojnë avionët gjatë fluturimit. Avionët që ndodhen në ajër lejohen të ulen, ndërsa ata në tokë nuk mund të ngrihen.

 

Dyshimet për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare i hodhi poshtë për momentin sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.

 

Rreth 7.000 fluturime janë vonuar ose anuluar, sipas të dhënave të FlightAware. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të rifillojë trafiku ajror.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm