Arrestohet 46-vjeçari që u largua nga vendi i aksidentit ku humbi jetën 19-vjeçari

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili me automjetin e tij kishte marrë pjesë në aksidentin e trafikut në Shkup, ku dje humbi jetën një 19-vjeçar me motoçikletë.

 

Grand Kozmetik

Sipas policisë, gjatë këqyrjes së pamjeve video nga aksidenti është konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, por pa kontakt fizik, kishte marrë pjesë edhe një automjet „Seat Altea“ me targa të Shkupit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë të lënduarve.

 

46-vjeçari S.O. është gjetur rreth orës 19:40 në fshatin HaraçinëВо несреќата во која загина мотокциклист, учествувало и друго возило – полицијата го уаспи возачот кој побегнал без да им пружи помош на повредените, ku është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor për bisedë zyrtare.

 

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.

 

Aksidenti kishte ndodhur dje rreth mesditës në rrugën „Radishanska“ në Shkup, ku ishin përfshirë një automjet „Alfa Romeo“ me targa italiane, i drejtuar nga S.B. (47) nga Shkupi, dhe një motoçikletë „Kawasaki“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.M. (19) nga fshati Pobozhje.

 

19-vjeçari N.M. ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion.

 

Drejtuesi i automjetit „Alfa Romeo“, S.B., ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naum i Ohrit“.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm