Toshkovski paralajmëron motoçiklistët: Do t’ju djegim

“Do t’i djegim”. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëron motoçiklistët se këtë periudhë do të jenë në fokusin e tyre dhe se do të jenë shumë të ashpër ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat e trafikut.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Paralajmëroj të gjithë ata që bëjnë si të jenë motoçiklistë, gjegjësisht vozisin pa veshur helmet, vozisin me shpejtësi shumë të madhe, e ngrejnë motorin në një rrotë në mes të qytetit, kalojnë në të kuqe dhe mendojnë se ‘Safe City’, nuk do t’i detektoj, ja po ju bëjë një apel publik se MPB periudhën në vijim do të jetë shumë i fokusuar tek ata. Ju them lirisht ‘Do ju djegim’. Do mbeten edhe pa motor dhe nuk do të mund të aktojnë më si motoçiklistë”.

Të njejtin apel ministri e dërgon edhe te motoçiklistët që janë të angazhuar nga kompanitë që bartin ushqim dhe nuk i respektojnë rregullat e trafikut, duke shtuar se do të ketë kontroll ndaj tyre.

Ndërsa, u pyet edhe për fëmijët që vozisin trotinet elektrik, gjegjësisht se a planifikon MPB ta kufizoj përdorimin e tyre, vetëm nga mosha 18 vjeç. Toshkovski paralajëmroi ndryshime ligjore dhe do të inkorporojnë restriksione sipas modelit të vendeve fqinje.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Po bëjmë një analizë po shohim si është në vendet e tjera. Mendoj se Greqia është një nga shtetet që ka të implementuara masa më radikale në këtë drejtim. Po e shfrytëzoj këtë mundësi të them se në të ardhmen do të vijojnë ndryshime ligjore, të cilat do të jenë më restriktive, se a do të lejohet nga mosha 16 ose 18 vjeç nuk e di, por e dijmë se janë të nevojshme ndryshime për ta rritur sigurinë në trafik”.

Ministri theksoi se në vendet e Evropës është konstatuar rritje e rasteve të vdekjes të shkaktuara nag trotinetët elektrik.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm