Lëvizja Arbëria rikonfirmon bashkëpunimin politik me VLEN-in

Këshilli Drejtues i Lëvizjes Arbëria ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në Shkup, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe çështje organizative dhe operative të subjektit politik, përcjell tetova1.

Nga kjo mbledhje, Lëvizja Arbëria ka rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit politik me VLEN-in, duke theksuar gatishmërinë për koordinim dhe veprim të përbashkët në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve dhe adresimit të sfidave politike në vend.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë edhe forcimi i strukturave organizative, komunikimi publik dhe angazhimet e ardhshme operative të subjektit.

Në komunikatën e plotë, Lëvizja Arbëria thekson përkushtimin ndaj bashkëpunimit politik konstruktiv, transparencës dhe veprimit në interes të qytetarëve.

Komunikata e plotë:

“Sot, Këshilli Drejtues i Lëvizjes Arbëria mbajti mbledhjen e radhës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për çështje organizative dhe operative të subjektit.

Në kuadër të diskutimeve, Lëvizja Arbëria rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit politik me VLEN-in, duke theksuar gatishmërinë për koordinim dhe veprim të përbashkët në funksion të përfaqësimit sa më të denjë të shqiptarëve dhe adresimit të sfidave politike në vend.

Po ashtu, në mbledhje u diskutua edhe për forcimin e strukturave organizative, komunikimin publik dhe angazhimet e ardhshme operative të subjektit.

Lëvizja Arbëria mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit politik konstruktiv, transparencës dhe veprimit në interes të qytetarëve”, përfundojnë nga Lëvizja Arbëria./tetova1.mk

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm