Ministri Hoxha realizoi inspektim në projektet infrastrukturore në Haraçinë me vlerë mbi 110 milionë denarë

  • Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, realizoi inspektim në projektet infrastrukturore që po realizohen në komunë, me vlerë të përgjithshme mbi 110 milionë denarë.

 

Mjetet janë siguruar përmes thirrjes së parë dhe të dytë publike të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa projektet përfshijnë rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Rrugën 11.

 

Në kuadër të inspektimeve u vizitua edhe Qendra e Selektimit të mbeturinave, e financuar nga Bashkimi Evropian, si pjese e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën përmes programit IPA III.

 

Gjatë inspektimit të aktiviteteve për rregullimin e shtratit të lumit në Grushinë, investim me vlerë 15 milionë denarë, ministri Hoxha theksoi se këto projekte paraqesin kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon mbështetjen për projektet infrastrukturore që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunave.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm