Aeroporti i Shkupit shpallet më i këndshmi në Evropë

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).

Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport.

“Kjo mirënjohje për herën e 11-të tregon qëndrueshmërinë e përsosmërisë sonë operative dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shërbimeve cilësore të aeroportit. Në vitin 2025, gjithashtu, arritëm një sukses historik duke shërbyer mbi 3 milion pasagjerë – gjë që e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme. Ky çmim, i bazuar plotësisht në reagimet e udhëtarëve përmes programit të cilësisë së shërbimeve të aeroportit, konfirmon fokusin tonë strategjik në efikasitet, siguri dhe përvojën e pasagjerëve”, tha në një deklaratë të shkruar Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Lajm i mirë për të gjithë ata që nuk kanë stazh për pension

Personat mbi 62 vjeç (gratë) dhe 64 vjeç (burrat)...

Artikuj të ngjashëm