Ramazani nis më 19 shkurt, teravia falet më 18 shkurt

Shkup, 13 shkurt – Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se Muaji i Bekuar i Ramazanit këtë vit fillon më 19 shkurt 2026, ndërsa namazi i parë i teravisë do të falet një natë më herët, më 18 shkurt. Në njoftimin zyrtar thuhet se të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore janë të obliguara që aktivitetet fetare gjatë Ramazanit t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit, programet përkatëse dhe parimet e fikhut hanefi, duke respektuar rregullat institucionale të BFI-së.

 

BFI apelon që sadekatul fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara të destinohen për fondin e mirëmbajtjes së Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Në urimin drejtuar besimtarëve, Rijaseti thekson se Ramazani është muaj i mëshirës, faljes, unitetit dhe solidaritetit, duke lutur që agjërimi, namazi dhe të gjitha ibadetet e besimtarëve të pranohen. “Agjërim të lehtë dhe ibadete të pranuara”, thuhet në mesazhin përfundimtar të BFI-së. (koha.mk)

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lajm i mirë për të gjithë ata që nuk kanë stazh për pension

Personat mbi 62 vjeç (gratë) dhe 64 vjeç (burrat)...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Artikuj të ngjashëm