Mblidhen mbi 1,3 milion dollarë për një ditë për personin që e çarmatosi sulmuesin në Australi

Në një fushatë për mbledhje të fondeve në mbështetje të Ahmed al Ahmed-it, shitësi mysliman i pemëve që u plagos pasi e çarmatosi njërin nga personat që po kryenin sulm gjatë një tubimi për festën hebraike Hannukah në Sydney të Australisë, për një ditë u mblodhën 1,3 milion dollarë.

 

– Advertisements –

 

Donacionin më të madh në këtë fond e ka dhënë miliarderi hebre amerikan, Bill Ackman – 66 mijë dollarë. Ai gjithashtu e promovoi fushatën në llogarinë e tij në rrjetin X, duke thënë: “Ky është linku i verifikuar për heroin e Bondit.” Sulmi ndodhi në plazhin Bondi në Australi, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

 

“Në një moment të kaosit dhe rrezikut, ai doli përpara pa ngurrim. Veprimet e tij ishin vetëmohuese, instinctive dhe në mënyrë të pamohueshme heroike, të ndërmarra pa e përfillur sigurinë e vet. Raportimet e hershme tregojnë se ai u qëllua dy herë me armë përderisa i mbronte të tjerët” – thanë sponsorizuesit e fushatës në uebfaqen “GoFundMe”, duke iu referuar gjestit të Ahmedit.

 

Vepra e tij u bë virale në rrjete sociale dhe u vlerësua lart nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe ai australian, Anthony Albanese.

 

Përderisa po e merrte veten nga lëndimet në një spital të hënën, Ahmedi u vizitua nga Chris Minns, kryeministër rajonal i Uellsit të Ri Jugor, pjesë e të cilit është edhe qyteti Sydney.

 

“Ahmedi është një hero i jetës reale. Mbrëmë, trimëria e tij e pabesueshme pa dyshim se shpëtoi jetë të panumërta, kur ai çarmatosi një terrorist në kurriz të një rreziku të jashtëzakonshëm personal” – shkroi Minns në rrjetin X, ku gjithashtu publikoi një fotografi ku shihej për vizitë në spital te heroi i plagosur.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Artikuj të ngjashëm