Ambasadori Meidani nga Shkupi: OSCE/ODIHR garancë për zgjedhje të ndershme dhe transparente në Maqedoninë e Veriut

Shkup – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar sot një takim me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR, ku theksoi rëndësinë jetike të monitorimit ndërkombëtar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

 

“Shkëmbyem mendime për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësinë e nxitjes së një mjedisi pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik përpara zgjedhjeve të ardhshme. Prezenca dhe angazhimi i ODIHR mbetet vendimtar në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin,” ka shkruar Meidani.

 

Ky takim shihet si sinjal i qartë se komuniteti ndërkombëtar do ta ketë vëmendjen te procesi zgjedhor, duke kërkuar standarde të larta demokratike dhe respektim të barabartë të të drejtave të të gjitha komuniteteve.

 

ODIHR pritet të ketë rol kyç në vëzhgimin e zgjedhjeve, për të parandaluar parregullsitë dhe për të rritur besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Më të lexuara

Koalicioni Shqiptar triumfon me 10 mandate në Këshillin Kombëtar

Koalicioni Shqiptar, nën drejtimin e Enkel Rexhepit, ka arritur...

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Lajm i mirë nga Trepça: Dalin të gjithë minatorët e bllokuar

Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar...

Aksion i ri policor në orët e mëngjesit – në shënjestër grup kriminal i organizuar në Kumanovë!

Prani e shtuar e forcave speciale policore është vërejtur...

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informon se pas...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Artikuj të ngjashëm