E akuzuara Meri Peshevka e ka pranuar plotësisht fajin, duke e drejtuar përgjegjësinë te ish-drejtori Nino Vasev, raporton “Fokus”.
Ajo theksoi se është fajtore dhe u kërkoi falje pacientëve të dëmtuar, duke shtuar se Vasev ka qenë mjeku i tyre ordiner, ndërsa vulën e kanë përdorur të gjithë në sportel.
Peshevka shtoi gjithashtu se vulën e saj e kanë përdorur edhe mjekët specializantë, por megjithatë ajo pranoi se faksmili është i saj.
Avokati i saj kërkoi ndarjen e procedurës.
Akti i akuzës i ngarkon mjekët për kryerjen e vazhdueshme të “veprave të rënda kundër shëndetit të njerëzve” dhe “trajtim të pakujdesshëm mjekësor”, me ç’rast te 29 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozimin dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes shëndetësore.

